1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

BE del me detaje tjera, konfirmon takimin urgjent trilateral Kurti – Vuçiq – Borrell

Bashkimi Europian ka konfirmuar se të hënën në mëngjes pritet të zhvillohet një “takim urgjent” ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke publikuar agjendën e nesërme. Në takim do të marrë pjesë edhe kryediplomati europian, Josep Borrell.

Paraprakisht, Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin, të cilët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Përfaqësuesi i Lartë do të nisë me takime të veçanta me secilin lider duke filluar nga ora 08:00, e më pas do të ketë një takim të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugedaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, thuhet në njoftimin e BE-së. Unioni kërkon veçanërisht zgjidhje për çështjen e targave dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Një deklaratë për shtyp do të lëshohet në fund të takimit Kurti-Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img