Siç ishte vendosur më 30 nëntor, këtë javë Beogradi dhe Prishtina, kanë ndërmarrë hapa finalë për implementim të plotë të Marrëveshjes për sistemin e drejtësisë, thuhet në një kumtesë të mbrëmshme të Zyrës për media të Bashkimit Evropian
“Njoftimi nga Serbia më 9 dhjetor për përfundimin e punësimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit adiministrativ, prej 10 janarit të vitit 2017, lejon integrimin e tyre po atë ditë në sistemin e drejtësisë së Kosovës”, thuhet në deklaratën dërguar mediave.
Tutje, kjo zyrë thotë se “emërimet e gjyqtarëve, të prokurorëve dhe stafit administrativ, më 10 janar, do të mundësoj sistem të përmirësuar të drejtësisë në gjithë Kosovën”.
Bashkimi Evropian thotë se “i lavdëron palët për këtë arritje të rëndësishme”.