Bashkimi Demokratik për Integrim dhe parnterët e “Frontit Evropian” kanë nisur festën.
Simpatizantët po hedhin vallen me surle dhe tupana.
Sot në Maqedoninë e Veriut u votua për presidentin e ri.
Sipas numërimeve të para kandidati për president Bujar Osmani, është i treti në nivel vendi me 16.44 përqind.
Derisa në Tetovë, ai po prin me 38.7 përqind të votave ndërkaq kundërkandidati Arben Taravari, i ka 36.86 përqind, nga numërimi i 74 qendrave të votimit.