0.3 C
Pristina
Monday, April 7, 2025

Buy now

spot_img

BDI: Në një moment kritik për sigurinë rajonale, Maqedonia e Veriut ngeli jashtë memorandumit për bashkëpunim ushtarak ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pasi Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruan një memorandum për bashkëpunim ushtarak dhe industrial, me efekte pozitive edhe në ekonomitë e tyre, ndërsa Maqedonia e Veriut ngeli jashtë kësaj nisme.

Nga BDI ngrisin pikëpyetje se përse erdhi deri tek ky vendim, kur siguria rajonale është në një moment kritik.

Reagimi i plotë:

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruan një memorandum për bashkëpunim ushtarak dhe industrial, me efekte pozitive edhe në ekonomitë e tyre.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut mbeti jashtë kësaj iniciative të rëndësishme rajonale.
U harruam?
U përjashtuam?
Apo kjo qeveri refuzoi të bëhet pjesë e procesit?
Në një moment kritik për sigurinë rajonale, kur aleatët tanë euroatlantikë po forcojnë mbrojtjen e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut po ecën në drejtim të kundërt.

Në vend që të thellojë aleancën me NATO-n dhe partnerët perëndimorë, Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes po afrohen me Beogradin dhe aleatët e tij.

Ndërsa qeveritë e rajonit lëvizin qartë drejt vlerave euroatlantike, disa ministra të kësaj qeverie janë mysafirë të rregullt në pritjet e ambasadave ruso-kineze, ndërsa të tjerë marrin pjesë në ceremoni shtetërore që janë haptazi kundër NATO-s, aleancës ku ne jemi anëtarë me të drejta të plota.

Pse hesht VLen?
A është ky drejtimi që kanë zgjedhur për shtetin?
Pse po largohemi nga partnerët tanë strategjikë dhe natyralë?
Ky nuk është vetëm një dështim i madh i qeverisë, por edhe një tradhti ndaj së ardhmes euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.
Si parti që garantoi integrimin euroatlantik të vendit, do ta ngremë këtë çështje në Kuvend dhe para partnerëve tanë ndërkombëtarë, duke kërkuar transparencë të plotë mbi arsyet pse Maqedonia e Veriut u përjashtua nga kjo bashkëpunim strategjik.” – thuhet në reagimin e BDI.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img