1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

BBC: Shpërfillja evropiane ushqen pakënaqësinë në Ballkan

Refuzimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore ishte ekuivalentja diplomatike e Bashkimit Evropian e ofrimit të shtrëngimit të duarve në fillim dhe më pas e shpërfilljes, shkruan sot Guy Delauney i BBC.

Në këtë histori ”Emmanuel Macron i Francës luajti rolin e kryekundërshtarit”, thekson Delauney.

”Macron tha ‘jo’ kur të gjithë liderët e tjerë të BE-së ishin në favor të dhënies zyrtare të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe MV”, shton ai.

”Me refuzimin e tij, Bashkimi Evropian i ka dërguar një mesazh të zymtë gjithë Ballkanit, jo vetëm për Shqipërinë dhe MV, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi e për më tepër edhe për Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.

Në veçanti, për të rinjtë shqiptarë dhe maqedonas, refuzimi vjen si një goditje, çka lë pas aspiratat europiane të një brezi të ri.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker e konsideroi veton franceze një gabim historik duke paralajmëruar se kjo do të kompromentonte seriozisht ndikimin e BE-së në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thotë BBC.

Sipas Delauney, situata e krijuar është për Rusinë një mundësi e madhe.

”Ekziston frika se disa vende mund të shohin si zgjidhje nënshkrimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, të mbizotëruar nga Rusia, pa u shqetësuar shumë për pasojat”, shkruan ai.

”Për sa kohë që Emmanuel Macron do të jetë president i Francës, është e vështirë të thuhet se kur do të fillojë hapja e negociatave me vendet e Ballkanit”, përfundon BBC./atsh/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img