0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

BBC: Linja e trenit Serbi-Kosovë përshkallëzon me kërcënime ushtarake

Serbia ka paralajmëruar se do të mbrojë çdo centimetër, që asaj që e quan territor të saj në shtetin fqinjë – Kosovën, shkruan gjiganti media BBC.

Aty me tej thuhet se si presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka akuzuar Kosovën se ka nxitur luftë, pasi treni i vizatuar me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, është ndaluar që të kalojë në kufirin me Kosovën.

Kosova këtë tren e ka quajtur si provokim të paramenduar, transmeton Klan Kosova.

Derisa tensionet rriteshin, Nikoliq ka thënë se ka vullnetin për të dërguar forca ushtarake për siç ka thënë të mbrojë serbët në Kosovë, nëse është e nevojshme.

Kosova, shkruan BBC, historikisht një krahinë e Serbisë, ka shpallur pavarësinë në vitin 2008. Ajo është njohur nga SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së, por jo nga Serbia dhe aleati i saj Rusia.

“Treni – është thënë se paraqet një linjë të rëndësishme të transportit për Serbinë dhe ishte linja e parë direkte nga viti 2008 mes kryeqytetit serb Beogradit dhe Mitrovicës – qytet në Kosovën veriore”, shkruan BBC.

Aty shkruan se shumica e serbëve të mbetur në Kosovë jetojnë përreth Mitrovicës.

Seria ka thënë se mbishkrimi “Kosova është Serbi” i shkruar në shumë gjuhë ishte manifestim i trashëgimisë së tyre kulturore, ashtu sikurse simbolet e serbëve ortodoks nga brenda trenit dhe përdorimi i ngjyrave kombëtare serbe.

E në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë para reporterëve se treni është ndaluar për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe se Kosova nuk lejon makineri të cilat provokojnë me porosi okupimi.

“Kosova ka dërguar forca policore përgjatë kufirit për të parandaluar hyrjen e trenit – që e ka detyruar presidentin serb Nikoliq për të urdhëruar  për ta ndalur atë”, shkruan BBC.

Kurse kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se forcat e Kosovës po planifikonin për një shpërthim në binarë dhe ka akuzuar se Kosova po luan lojën e luftës.

Ky incident ka rritur tensionet, duke shkaktuar protesta nga serbët e Kosovës, kurse Nikoliq ka thënë se të dy vendet kanë qenë në prag të nisjes së një konflikti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img