5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

BB i ofron ekspert MSH-së përgatitjet për sigurime shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim përfaqësues të Bankës Botërore, me të cilët biseduan për aktivitetet në kuadër të përgatitjeve për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurime shëndetësore.

Ministri Rrahmani pasi ka njoftuar përfaqësuesit e BB-së, për aktivitetet e kryera në kuadër të Projektit të Shëndetësisë Kosovare i mbështetur nga Banka Botërore, tha se MSh ka punuar në mënyrë intensive me të gjitha institucionet qeveritare, joqeveritare dhe bashkëpunëtorët e tjerë përfshirë edhe donatorët, në përmbylljen e aktiviteteve që janë të lidhura me fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimin shëndetësor.

“Jemi të vetëdijshëm se fillimi i procesit të mbledhjes së premiumeve për sigurime shëndetësore sa është i ndjeshëm është edhe i vështirë, por MSh është e përkushtuar të përmbyll me sukses këtë proces, që lidhet me reformën financiare të sistemit shëndetësore me synim ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve”, tha Ministri Rrahmani.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore janë shprehur të kënaqur me aktivitetet e kryera nga MSh-ja, të cilat janë të përfshira në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që është lidhur mes MSh-së dhe BB-së, si dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për mbështetje të mëtutjeshme në proceset e ardhshme, duke ofruar ekspert të fushave përkatëse për projektin.

Në takim është biseduar edhe për çështjen e hartimit të udhëzimeve administrative të nevojshme në kuadër të kompletimit të legjislacionit të nevojshëm për implementimin e sigurimit shëndetësor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img