Site icon PrishtinaPress

Baze: Albin Kurti eksperimenton kriza në veri për të justifikuar të gjitha dështimet e tij

Kur është fjala për Kosovën, ka gjithmonë dicka për të thënë.

Publicisti nga Shqipëria Mero Baze, i cili u kushton vëmendje të vecantë zhvillimeve në Kosovë, në një intervistë për Periskopin ka folur për rrethanat aktuale në të cilat ndodhet vendi. Baze ka folur edhe për marrëdheniet e Shqipërisë me Kosovën dhe përpjekjet e  kryeministrit shqiptar Edi për shtensionimin e situatës si dhe ruajtjen e raporteve të Kosovës me aleatët perëndimor.

Sipas publicistit të njohur, tensionet në veri të vendit janë nxitur kryekëput nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili sipas Bazes në disa raste po e përdor këtë pjesë të territorit për të shkaktuar kriza artificiale në mënyrë që të mbulojë dështimet e tij ne qeverisjen e vendit.

“E vërteta e hidhur është se Kryeministri Kurti po e përdor Veriun e Kosovës prej gati një viti si një vend ku eksperimenton kriza në funksion të axhendës së tij politike. Duke filluar që nga kriza artificiale e targave vjeshtën e kaluar e deri tek kjo e fundit, logjika e eksperimentit me krizat në Veri është që ai të viktimizohet nga Perëndimi dhe të justifikojë me këtë gjithë dështimet e tij politike në qeverisje në Kosovë dhe në ruajtjen e aleancës së Kosovës me perëndimin. Ai do me çdo kusht tu mbush mendjen shqiptarëve se Perëndimi është armiku i Kosovës dhe se ai vet është viktimë e kësaj armiqësie. Me këtë do të justifikojë gjithçka. Do të justifikojë dështimet në ekonomi, dështimet në luftën kundër korrupsionit, dështimet në reformat e tjera të premtuara në vend. Madje me këtë po justifikon dhe armiqësinë me Shqipërinë, të cilën e shikon si vend armik meqë Shqipëria po përpiqet të ruaj aleancën e perëndimit me Kosovën”, ka thënë Baze.

Exit mobile version