5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Bayraktarët” çdo ditë fluturojnë në qiellin e Kosovës, thotë ministri Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se fondi për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”, është fond shtesë i ndarë nga qeveria.

Në një intervistë për Klan Kosova, ai tregoi ekskluzivisht se blerja e këtij sistemi nuk është pjesë e buxhetit prej 70 milionë euro që ka kjo ministri për armatim.

Pyetje: Ato mbi 70 milionë euro, nuk preken nga buxheti i Ministrisë?

Maqedonci: Jo. Qeveria ka ndarë mjete shtesë.

Tutje, ministri ka treguar se Republika e Kosovës po negocion edhe blerje sistemesh tjera anti-tank, por jo suedezen Carl Gustaf, e përfolur së fundmi.

Ai tha se edhe helikopterët janë të planifikuar, ndërsa theksoi se faza e blerjes së tyre do të jetë nga 2025-2028.

Ndërkaq, për dronët Bayraktarë, të cilët ende nuk janë ekspozuar për publikun, ministri tha se ushtria po i lëshon çdo ditë për monitorim.

“Dronët Bayraktar testohen çdo ditë, me ta ushtrohet në baza të rregullta, janë për çdo ditë në qiellin e Kosovës në pjesën perëndimore ku po bëhen testime, normalisht që në aspektin luftarak nuk po përdoren se nuk është nevoja”, tha ai në këtë intervistë.

Ndër të tjera, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se do të respektohet zotimi i vitit 2013 që të mos përfshihet FSK-ja në operacione në katër komunat veriore pa miratim paraprak me KFOR-in.

Në këtë intervistë, ministri i FSK-së tha se edhe nëse hiqet ky zotim në të ardhmen, nuk do të thotë se FSK-ja do të zbarkojë në veri të vendit.

“Në vazhdimësi jemi të përkushtuar që në këtë aspekt të mos befasojmë askënd, të koordinohemi me KFOR-in dhe NATO-n. Nëse nevojitet mbështetja jonë, ne do të jemi të gatshëm të ofrojmë atë mbështetje për çfarëdo operacioni. Kjo do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për të mundësuar këtë, edhe pse, edhe nëse ky zotim hiqet, nuk do të thotë se FSK-ja do të zbarkojë në veri të vendit. Ne mund të mos kemi nevojë operacionale për të qenë në veri të vendit. Ne nuk kemi baza në Kaçanik e në pjesë tjera të vendit”, tha ai në një intervistë për Klan Kosova.

Gjatë kësaj interviste, Maqedonci ka folur edhe për efektet e sulmit të Banjskës, për planin e ri për mbrojtje kolektive, si dhe për shumë detaje tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img