Site icon PrishtinaPress

Bayerni në ofanzivë për Kanen, e bën gati ofertën e dytë

Harry Kane është njëri prej lojtarëve më të përfolur në afatin kalimtar të verës.

Ylli anglez e ka ndërmend të largohet nga Tottenhami dhe preferon të transferohet në Bayern Munich.

“Spurs” e kishin refuzuar ofertën e parë të gjigantit bavarez prej 70 milionë eurosh për kartonin e lojtarit.

E tash, “Sky Sports” Deutschland” raporton se kampioni gjerman është i gatshëm të rikthehet me një ofertë të re në ditët në vazhdim.

Bayerni thuhet se ka arritur marrëveshje me lojtarin, ndërsa tash pret që të njëjtën gjë ta bëjë edhe me klubin londinez.

29 vjeçari mund të përfundojë në “Allianz Arena” për 80-90 milionë euro edhe pse kërkesa e Tottenhamit është 100 milionë euro.

Kane kishte oferta të tjera nga Anglia, por edhe nga Spanja, ku e pëlqen Real Madridi, e nga Franca, ku është bërë objektiv i PSG-së, por përfaqësuesi anglez e preferon më shumë transferimin në Gjermani, ku shihet si pasardhës i denjë i Robert Lewandowskit të larguar vitin e kaluar.

Exit mobile version