Bayern Munich po tenton të përfitojë nga situata financiare jo e mirë e Barcelonës.
Mesfushori spanjoll edhe pse ishte regjistruar në ekipin e parë, më vonë ai u largua shkaku i problemeve financiare të Barcelonës.
Kësisoj gjiganti gjerman po tenton të shfrytëzojë këtë ngërç mes palëve dhe të përfitojë për transferimin e talentit spanjoll.
Gazeta e madhe katalunase ‘Sport’ ka njoftuar se Bayerni tanimë ka kontaktuar agjentin e lojtarit Ivan de La Pena për të pyetur rreth situatës së Gavit.
Barcelona ende nuk po mund ta rinovojë kontratën me xhevahirin e tyre dhe kjo ka bërë që Bayerni të tentoj transferimin e tij.
Gjiganti gjerman është gati t’i ofrojë një pagë të majme reprezentuesit spanjoll që ta bind të transferohet në Allianz Arena.
Por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Barcelona po bën të pamundurën për ta rinovuar kontratën e tij dhe dëshira e Gavit është të mbetet në Camp Nou.
Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe skuadra të tjera si Chelsea, Man City dhe Liverpool.