Bayern Munichu është vënë në kërkim të një mbrojtësi të majtë.
Gjiganti bavarez është i vetëdijshëm se mund të mbetet pas futbollistin Alphonso Davies, pasi mbrojtësi i krahut mund të përfundojë në Real Madrid.
Për këtë arsye, mediumi italian “Tuttomercatoweb” raporton se kampioni aktual i Gjermanisë dëshiron ta shtojë një anëtar të familjes Hernandez në “Allianz Arena”.
Më saktësisht, klubi më i madh gjerman ia ka vënë syrin vëllait të futbollistit të tij, Lucas, Theo Hernandez, i cili po shkëlqen në kampionatin italian me Milanin.
“Rossoneri” do të rezistojnë sa të munden pasi përfaqësuesin francez e konsiderojnë si njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të tyre.
Por, krejt do të varet nga dëshira e lojtarit dhe nga oferta që do të arrijë nga Gjermania.
Theo ishte transferuar në San Siro nga Real Madridi, ndërsa në Itali është zhvilluar si futbollist, duke u bërë njëri prej më të mirëve në Evropë në krahun e majtë.
Ndërkohë, vëllai i tij, Lucas, pak ditë më parë i është bashkuar grupit të futbollistëve të Bayernit pas lëndimit të rëndë në ligamente që e kishte pësuar gjatë Botërorit të Katarit.