Bayern Munich ka shënuar fitore me përmbysje në udhëtim.
“Bavarezët” triumfuan 1:2 ndaj Borussia Monchengladbachut në kuadër të javës së tretë në Bundesligë.
Ishte Itakura që realizoi në minutën e 30-të për të kaluar vendasit në epërsi.
Leroy Sane barazoi shifrat në minutën e 58-të të takimit.
E goli i fitores erdhi në minutën e 87-të, kur Tel realizoi pas asistimit nga Kimmich.
Mesfushori gjerman asistoi edhe në golin e parë të shënuar nga Sane.
Me këtë triumf, Bayern Munich tani ka nëntë pikë nga tri ndeshjet e para, aq sa ka edhe Leverkuseni i Granit Xhakës.