Bayern Munichu e ka transferuar talentin kosovar, Dion Berisha.
Gjiganti bavarez e ka zyrtarizuar përfaqësuesin e të rinjve kosovarë përmes uebfaqes së vetë zyrtare.
Berisha iu bashkua Bayernit nga Augsburgu, ndërsa në sezonin e parë do të luajë me ekipin e dytë të Bayernit, i cili luan në nivele më të ulëta të futbollit gjerman.

“Me Dion Berishën dhe Davide Del’Erba, Bayerni i ka transferuar këta dy lojtarë në FCBAmateure. Të dy do të lëvizin nga FC Augsburg në Munich për sezonin e ri 2023/24”, njofton klubi gjerman.
20 vjeçari nga Kosova shihet si e ardhme e ndritshme e klubit nga “Allianz Arena”.