Bayerni Munich në përballje me ekipin rus Rostov, ka shënuar sonte fitore me rezultat 5-0.
Dy gola janë shënuar në gjysmë lojën e parë të ndeshjes, dhe tre tjera janë shënuar në gjysmën e dytë të këtij takimi.
I pari për Bavarezët ka shënuar Lewandovski në minutën e 28, derisa në minutat shtesë topin në rrjetën e Rostov e ka futur Muller.
Pjesa e dytë ka filluar furishëm nga ekipi më i madh gjerman, ku mesfushori Kimmich tundi rrjetën e ekipit rus dy herë radhazi, në minutën e 53 respektivisht në minutën e 60.
Bernat shënoi golin e pestë me Bernat.
Ekipi Bavarez e ka dominuar ndeshjen gjatë gjithë kohës, duke krijuar raste të shumta, një pjesë e të cilave edhe u realizuan suksesshëm.
Në këtë grup Atletico ka shënuar fitore si mysafirë i PSV-së me rezultat 0-1.