Bayern Munich është shumë afër ta kompletojë transferimin e madh.
Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka lënë të kuptohet se klubi mund të arrijë sot një marrëveshje për Callum Hudson-Odoin.
18-vjeçari njoftohet se ka dorëzuar një kërkesë te Chelsea për largim, në mënyrë që ta kompletojë transferimin në Allianz Arena.
“Nuk kam asgjë për të thënë sot”, tha Salihamidzic të dielën, përcjell prishtinapress.eu
“Unë do të flas nesër, nëse ka ndonjë gjë për të njoftuar.”, ka shtuar më tej drejtori sportiv i bavarezëve.