Bayern Munich ka arritur të triumfojë në shtëpi ndaj Lazios me shifrat 3-0, duke përmbysur kështu rezultatin e ndeshjes së parë të cilën e kishin fituar italianët me rezultatin 1-0.
Në pjesën e parë, Bayern shënoi dy herë. Fillimisht ishte Harry Kane në minutën e 38’, ndërsa në minutën e 47’ të shtesës ishte Muller.
Pjesa e dytë nuk pati surpriza. Në minutën e 66’, ishte përsëri Harry Kane i cili i vuri kapakun përmbysjes së rezultatit të përgjithshëm, duke shënuar golin e tretë. Kështu, Bayern Munich vazhdon rrugëtimin në Champions League duke u kualifikuar për në çerekfinale.
Nga ana tjetër, as PSG nuk ka gabuar përballë Real Sociedad në Spanjë. Francezët fituan me rezultatin 1-2, ndërsa ai i përgjithshmi ishte 4-1. Mbappe ishte autori i dy golave, ku të parin e shënoi në minutën e 15’, ndërsa të dytin në minutën e 56’. Francezët janë çerekfinalistët e dytë në Champions League