Bayern Munchen është treguar i pamëshirshëm ndaj kundërshtarit në ndeshjen miqësore.
“Bavarezët” e kanë ‘shembur’ ekipin Rottach-Ergen, duke e mposhtur hiç më pak se 27:0.
Veç gjatë pjesë së parë u realizuan 18 gola, nëntë të tjera në 45 minutat e dyta.
Në këtë duel realizuan: Jamal Musiala, Mathys Tel e Marc e Marcel Sabitzer, me nga pesë gola secili, ndërkohë që ishin 13 golashënues të ndryshëm në këtë miqësore.
Kjo, s’është e para herë që Bayern Munchen fiton thellë ndaj të njëjtit kundërshtar.
Më 2019, Bayern mposhti kundërshtarin e sotëm me rezultat 0:23.