-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bauer: Sulmi në Banjskë ka bërë që NATO të rrisë numrin e ushtarëve, po vëzhgohet situata në terren

Kreu i komitetit ushtarak të NATO-s, Rob Bauer ka thënë se Bashkimi Evropian dhe NATO e mbështesin Ballkanin në kuptimin praktik, jo vetëm me fjalë, dhe ata sigurojnë një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.

Bauer ka folur për situatën në Ballkan, mes një luftë të konflikti të mundshëm.

“Unë shoh stabilitet të brishtë. BE-ja së bashku me NATO-n po punon për gjërat për të cilat po punon, por ne nuk jemi të vetmit që duhet të bëjmë diçka këtu. Edhe në tokat këtu ka shumë punë. Të gjithë liderët politikë duhet të jenë përgjegjës për vendet e tyre. Nuk mjafton të ulesh dhe të presësh që BE dhe NATO të bëjnë diçka për Ballkanin. Vetë vendet dhe liderët në këto vende luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e Ballkanit të qëndrueshëm dhe të sigurt.

“Bashkimi Evropian dhe NATO e mbështesin Ballkanin në kuptimin praktik, jo vetëm me fjalë, por edhe në praktikë – ata sigurojnë mbrojtje dhe një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. BE-ja po bën të njëjtën gjë në Bosnje dhe Hercegovinë, me mbështetjen edhe të NATO-s, me misionin tonë në Sarajevë. Në këtë mënyrë të dyja organizatat nuk po flasin vetëm, por edhe praktikisht po ndihmojnë në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit”.

Tutje Bauer ka përmendur rastin e Banjskës, duke thënë se rasti i shtatorit ka bërë që të rritet numri i ushtarëve të KFOR-it dhe po vëzhgohet situata në terren.

“NATO dhe BE do të ndihmojnë siç kemi bërë prej vitesh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. NATO, si kundërpërgjigje ndaj asaj që ndodhi në shtator në Kosovë, rriti numrin e ushtarëve në KFOR, dhe kjo për shkak se ne po vëzhgojmë se çfarë po ndodh në terren.

Tani po diskutohet nëse numri i forcave në KFOR është i mjaftueshëm dhe nëse është e nevojshme, atëherë do të diskutojmë numrat dhe nëse duhet t’i shtojmë, do të diskutojmë dhe pas vendimit do ta bëjmë. Pra, është e gjitha pjesë e asaj që bëjmë në baza ditore. Ne vlerësojmë çdo mision, çdo vit bëhet një vlerësim se si po ecën misioni dhe nëse është e nevojshme, ne e ndryshojmë atë”, ka deklaruar ai për gazetën malazete Pobejda.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img