Gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë se Albin Kurti i ka shpallur ”luftë“ në momentin kur është ndarë Lëvizja Vetëvendosje, që nënkupton fillimin e vitit 2018.
Ai ka thënë se më herët ka pasur momente kur askush nuk ka guxuar në Lëvizjen Vetëvendosje të fliste ”keq“ për të.
Haxhiu thotë se asnjëherë nuk ka qenë i afërt me VV-në, por kishte hapur studio për ta.
”Ai e ka ndërtu rrëfimin në momentin kur është ndarë Vetëvendosje. Ka pasur momente që emri jem ka shkëlqy në Vetëvendosje. Nuk ka qenë i afërt kurrë me ta, por kur I kam hapur studio unë kam qenë shembull i një gazetari që duhet respektuar. Në momentin që Vetëvendosje është dnarë rrëfimi ka ndryshuar“, ka thënë Haxhiu në Presing të T7.
Më pas thotë se rrëfimi për të ka ndryshuar.