Site icon PrishtinaPress

Baton Haxhiu thotë se Rama po i “blen” kohë Kosovës nga sanksionet

Baton Haxhiu, gazetar, ka folur në Pressing të T7 për anulimin e formatit të planifikuar për takimin mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka thënë se sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Kosovës ishin planifikuar të hynin në fuqi sot, por kryeministri shqiptar, Edi Rama po blen kohë, duke u shtyrë ato për 72 orë.

”Është anuluar formati, dhe jo takimi. Arsyeja e parë është tri kushtet që bashkësia ndërkombëtare i ka vendosur Kosovës. De-eskalimi me tri kushtet nga 8 që janë vendosur, ka bërë që të hyjë në proces edhe bashkësia evropiane që këto tri kushte ta deeskalojnë situatën dhe të kthehemi në proces normal të dialogut”, ka thënë fillimisht Haxhiu.

Gazetari po ashtu ka thënë se sanksionet potenciale të BE-së janë të rrezikshme.

”Sanksionet janë serioze, problemi te sanksione kanë qenë si të ndahet kryeministri nga Kosova. Nga ajo që shihet është që këtu hynë edhe kryeministri Rama, i cili në 72 orët e fundit mundohet që të mos fillojnë sanksionet nga sot”, ka thënë Haxhiu.

Po ashtu, ka përmendur edhe faktin që Shqipëria është pjesë e NATO’s dhe si e tillë operon prej politikave të tyre. 

Exit mobile version