0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Baton Haxhiu: Specialja ia huqi me Blerim Shalën, edhe regjimi i Millosheviqit kur e mori në burg i dërgoi ftesë

Analistët e emisionit “Pressing” janë duke diskutuar lidhur me bastisjet e fundit që ka zhvilluar Gjykata Speciale në shtëpinë e ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit. Lidhur me këtë temë, gazetari Baton Haxhiu tha se “nuk mund ta besojë që Gjykata Speciale ka bërë një huqje kaq të madhe me Blerim Shalën”. Ai tha se edhe regjimi i Serbisë, para se ta merrte në pyetje atë, paraprakisht i kishin dërguar një thirrje.

Gazetari Haxhiu tha se Blerim Shala është shumë i kujdesshëm në raport me drejtësinë.

“Unë njërin prej këshilltarëve të Thaçit, kolegun tim Blerim Shala, që e njoh më shumë se tri dekada, për nga korrektësia në raport me ligjin, e në raport me të vërtetën, nuk mund të besoj që Gjykata Speciale mund të bëjë një huqje kaq të madhe me Blerimin, e sidomos në raportin me drejtësinë Blerimi është shumë i kujdesshëm”, tha Haxhiu nëPressing, transmeton Express.

Gazetari Haxhiu tha se Specialja duhet t’i çojë ftesë fytyrave publike e jo “t’u shkojnë në shtëpi për t’i trazuar”.

“Mundem me të thanë që edhe kur regjimi i Millosheviqit dhe regjimi i Serbisë e ka marrë dy herë në burg Blerim Shalën, së paku atëherë, me sa më kujtohet mua i ka dërgu një thirrje, eja që të bisedojmë dhe pastaj e kanë marrë në pyetje për ditë të tëra. Por së paku me fytyra të tilla publike duhet me pas referenca të mjaftueshme që t’i ftojë ose t’i shkosh në shtëpi në orët e mëngjesit për ta trazuar”, tha ai.

“Për një njeri që garantoj është Blerim Shala, është ofendim për mënyrën se si janë sillë me një figurë publike që ka pas kujdes të jashtëzakonshëm në raport me drejtësinë, edhe me okupatorin ka pas kujdes në raport me drejtësinë”, tha tutje Haxhiu.

Ndërsa, për bastisjen në shtëpinë e Artan Behramit, Haxhiu tha: “Nuk është njeri që bën mëkate”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img