Në Pressing të T7, ka pasur përplasje në mes gazetarit Baton Haxhiu dhe opinionistit, Sadri Ramabaja.
Krejt nisi teksa po flitej për qasjen e Kurtit ndaj Luginës së Preshevës.
Duke folur për këtë, Haxhiu e cilësoi Kurtin si “njeri të keq”.
“Nuk ka pas nevojë me bë statuin, ka pas nevojë me fut çështjen e Preshevës në dialog Duhet me qenë shumë njeri i keq dhe politikan pa shije”, ka thënë Haxhiu.
Më pas, ka reaguar Ramabaja, duke thënë se “është nder që Batoni ia bënë Kurtit duke e ofenduar atë”.
“Dorën zemër, jo ai, po as tjerët që jemi rreth tij nuk mërzitemi”, ka thënë Ramabaja.
E Haxhiu i tha se “ia jep këtë nder Kurtit“.