Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, të shtunën mbrëma ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shumëkush mendoi se ai do të largohet nga drejtimi i klubit.
Vetëm disa minuta më vonë, klubi i Llapit njoftoi se ka rikthyer në skuadër mbrojtësin e majtë, Ilir Blakçori, shkruan IndeksOnline.
Por e vërteta e postimit të Batatinës është komplet ndryshe, pasi ai nuk e ka në plan të largohet nga Llapi.
Është raportuar kohët e fundit se Tahir Batatina mund të marr drejtimin e Kombëtares së Kosovës U21, por ai në një prononcim për IndeksOnline, ka thënë se e ka refuzuar këtë ofertë.
“Po kam marrë një ofertë nga FFK-ja për të marr drejtimin e Kombëtares U21, por e kam refuzuar”, ka thënë Batatina.
Në vazhdim ai ka bërë një premtim të madh për skuadrën dh tifozët e Llapit.
“Nuk e kam në plan të largohem pa e fituar titullin e Kampionit të Kosovës me Llapin, edhe nëse më jepet mundësia ta drejtoj Kombëtaren A të Kosovës, do të qëndroj tek Llapi.”, ka thënë Batatina për IndeksOnline.