8.7 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Batatina pas triumfit në derbi kundër Ballkanit: Nuk ishte aspak lehtë, por djemtë e merituan këtë fitore

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka përgëzuar futbollistët e tij për fitoren e kthesës, siç e ka quajtur ai triumfin ndaj skuadrës së Ballkanit.

Llapi, të dielën e mposhti 3:2 Ballkanin në Podujevë, në një ndeshje interesante dhe të paparashikueshme.

Batatina ka insistuar se meritat për këtë triumf, i takojnë futbollistëve të Llapit, të cilët sipas tij nuk u dorëzuan për asnjë moment përball kampionit në fuqi.

Ai ka thënë se kjo fitore do të jetë e kthesës për Llapin, ekip që javën tjetër kthehet në garat e Kupës së Kosovës.

“Llapi nuk ka pasur këtë vit formë të dobët, me përjashtim të ndeshjes ndaj Ferizajt. Në pranverë, Llapi ka bërë lojëra të jashtëzakonshme. Sa i përket ndeshjes me Ballkanin, mendoj se në çdo aspekt e kemi dominuar kundërshtarin. Shënuam të parët nuk arritëm ta menaxhojmë situatën edhe pse pranuam dy gola. Përkundër që ishim në disavantazh, ne nuk u dorëzuam dhe dhamë maksimumin për të arritur te rezultati pozitiv. Ishte një lojë e luftuar dhe e bukur për publikun, pasi pesë gola të shënuar në derbi është diçka e bukur për futbollin tonë”, ka thënë Batatina.

“Na është dashur kjo fitore që erdhi në momentin e duhur dhe na motivon për ndeshjen e radhës që e kemi në kupë, garë që synojmë ta fitojmë. Nuk ishte aspak lehtë ndaj Ballkanit, por djemtë e merituan këtë fitore. Mendoj se kjo fitore do të jetë kthesa e madhe e Llapit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img