7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Batatina pas barazimit ndaj Gjilanit: Për ne ishte me rëndësi të mos humbnim

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është ndarë i kënaqur me pikën e fituar ndaj Gjilanit në ndeshjen që u mbyll me rezultat 1-1.

Ai ka thënë se e rëndësishme ka qenë që nuk ka pësuar humbje, pasi Llapi ishte duke humbur nga minuta e 50-të kur shënoi Oltion Bilalli, ndërsa shifrat i barazoi Ahmed Januzi.

“Jam i kënaqur, loja e parë gjithmonë është e vështirë. Për ne ka qenë më e vështirë për ta analizuar Gjilanin, ndërsa ata e kanë pasur më lehtë ta analizojnë Llapin, pasi e kanë parë në katër ndeshje të Evropës. Kur nuk e sheh asnjë ndeshje të kundërshtarit, është e vështirë ta analizosh”.

“Bëmë gjithçka në pjesën e parë, por pranuam gol që nuk duhet pranuar. Reparti defansiv duhej të ishte më i vëmendshëm. Rrezikova, ndryshova skemën, luajta me dy sulmues. Pas ndryshimeve shënuam. Po të kishim qetësinë, do ta shënonim edhe golin e dytë”.

“Djemtë treguan karakter. Nga ndeshja e radhës kemi më shumë mundësi për të pasur njohuri për kundërshtarin. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe luftën në fushë. Gjilani ka ekip të mirë, por për ne ishte me rëndësi të mos humbnim”, ka thënë trajneri Batatina për “ArtMotion” pas ndeshjes.

Llapi javën që vjen do të jetë mysafir i Feronikelit 74. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img