-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Batatina: Llapi tregoi karakter, djemtë kanë bërë maksimumin e tyre

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i lumtur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve të tij pas fitores ndaj Feronikelit.

“Pjesa e parë ishte e barabartë por kishim dominim të lehtë. Realizuam nga penalltia dhe ishim më të qetë në pjesën e dytë. E kërkuam golin sërish dhe erdhi herët në pjesën e dytë, e më pas gjithçka shkoi mirë. Djemtë treguan karakter, kanë bërë maksimumin”.

Tutje, tekniku llapjan shtoi se pauza dy javore i ka ndihmuar shumë ekipit të tyre që të përgatiten maksimalisht për sfidat e radhës.

“Është vetëm ndeshja e pestë dhe do ta bëjmë maksimumin në çdo lojë. Meritojmë të jemi lartë në tabelë. Pauza prej dy javësh na ka ndihmuar që të bëjmë më shumë seanca stërvitore e të punojmë më shumë. Sot kemi bërë edhe lojë të bukur dhe kemi marrë fitore. Feronikelit i dëshiroj suksese në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Batatina pas ndeshjes.

Pas këtij triumfi, ekipi i Llapit vazhdon të jetë lider në Superligën e Kosovës me 7 pikë të tubuara, ndërkohë Feronikeli renditet në pozitën e 7-të në tabelë me vetëm 3 pikë të fituara gjatë pesë ndeshjeve të para në elitën e futbollit kosovar.

Xhiron e ardhshme, Llapi do të jetë nikoqir i Gjilanit në “Zahir Pajaziti”, ndërsa Feronikeli do të ketë punë në udhëtim tek Liria.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img