Site icon PrishtinaPress

Batatina flet pas shortit në Kupën e Kosovës: Vlerëson Gjilanin, por thotë se synojnë trofeun e tretë rresht

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë ditës së martë (sot) është bërë hedhja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale.

Takimi kryesor gjysmëfinal do të jetë ai mes Llapit dhe Gjilanit që njëherit përballen dy ekipet e elitës së futbollit kosovar.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina në një pronocim për lajmi.net e ka vlerësuar ekipin kundërshtar, ndërsa ka shtuar se ekipi i tij në vitet e fundit e ka fituar trofeun e këtij kompeticioni, siç ka thënë ai, me 200 për qind meritë.

“Nuk do të jetë e lehtë të eliminojmë Gjilanin. Ata kanë një skuadër të mirë. Do ta bëjmë maksimumin si ekip. Në vitet e fundit Llapit ka arritur në finale 200 për qind me meritë duke i mposhtur skuadrat më të mira në Kosovës” – ka thënë trajneri Tahir Batatina.

Batatina ia ka bërë me dije “kuqebardhëve” nga Anamorava se ai me ekipin e tij synojnë ta sjellin trofeun e Kupës për herë të tretë në Podujevë.

“Edhe këtë ndeshje do ta japim maksimumin. Kemi para vetes një skuadër si Gjilani dhe do të mundohemi që edhe këtë vit ta sjellim Kupën në Podujevë”, deklaroi tekniku llapjan.

Në takimin tjetër gjysmëfinal do të përballen Prishtina dhe Vushtrria.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.

Përballjet e para të këtij raundi do të zhvillohen më 5 prill, ndërsa ato të kthimit më 19 prill.

Fituesi i Kupës së Kosovës do të sigurojë pjesëmarrjen direkt në garat evropiane.

Exit mobile version