Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar pas fitores së madhe të Kosovës U19 ndaj Spanjës U19 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dardanët e rinj triumfuan 4:3 ndaj spanjollëve, duke e arritur një fitore madhështore në fazën e parë të kualifikimeve për Europian.
Golin e fitores e realizoi talenti i Llapit, Elvir Gashijanit, ndërsa Batatina uroi lojtarët, stafin teknik e posaçërisht Gashijanin.
Tutje, ai i quajti mercenarë trajnerët e kombëtares së Kosovës.
Reagimi i plotë i Batatinës, pa ndërhyrje:
Bravo djema,urime Stafit Teknik dhe të gjith lojtarve super lojtarit ton ,Elvir Gashijanit dikush po punon por dikush nuk po i vlerson vlerat e punes ton. Ne që po i rritim kta diamanta duhet një dit të na besoni se mundet me ndodh ,Kualifikimi me mercenar as ni here nuk është fitu lufta …