1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Batatina edhe njëherë tregon se është i gatshëm ta drejtojë Kombëtaren e Kosovës

Skuadra e Llapit ka arritur një fitore të madhe ndaj FC Ballkanit në derbin e xhiros së 17’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Me rezultatin final në 5:3, skuadra e Tahir Batatinës i befasoi të gjithë, duke mposhtur kampionin aktual të elitës së futbollit kosovar, e pas kësaj ndeshje foli edhe vetë trajneri i Llapit.

Batatina tha se e vlerëson shumë trajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën dhe përmendi se është i gatshëm çdo herë që ta merr drejtimin e Kosovës.

“Për neve ka qenë me rëndësi që në ndeshjen ndaj Ballkanit të bëjmë maksimumin. Mendoj që Llapi në stinorin pranveror do të ketë një fytyrë krejt tjetër. Kemi krijuar një skuadër shumë të mirë. Besoj shumë në këtë skuadër, me stafin. Janë shumë pak pikë dallim. Duhet të jemi kolegë mes vete, duhet të kemi respekt. Batatina nuk ka nevojë as të provohet e as të promovohet. Mua më mbetet të bëj maksimumin. Çdoherë kur Kosova ka nevojë për mua do të jem aty. Janë njerëzit aty. Aty mund të ketë shumë kinezë që kanë votuar. Nesë është vlerësuar nga të pranishmit në studio unë i pranoj ato”, tha Batatina për T7.

Kujtojmë se aktualisht Llapit ndodhet në vendin e tretë në tabelën e Superligës me 31 pikë të grumbulluara, kurse Ballkani mban pozitën e parë me 38 sosh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img