Derbi në Suharekë mes Ballkanit dhe Llapit u mbyll me barazim pa gola, duel ky i cili i vlefshëm për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili nuk u pajtua me epilogun e kësaj ndeshje.
“Rezultati nuk ishte real, 3-0 duhet të ishte rezultati, e dominuan ndeshjen. Llapi është kampion me këtë, përgëzoj lojtarët. Në 45 minutat e parë 90 për qind dominuan gjithçka, kampioni i ardhëm po vjen shpejt, është pikë e kampionit për Llapin”, u shpreh Batatina.
Ai shtoi se me lojën që po bën skuadra e tij është koha ta fitojë titullin e kampionit.
Ballkani pas barazimit mbetet në vendin e parë me 52 pikë të grumbulluara, teksa Llapi një pozitë më poshtë me 51 sosh.