Bastoret e mëdha botërore kanë vendosur kuotat e ndeshjeve të gjysëmfinaleve në Ligën e Kampionëve. Liverpooli është skuadra më favorite për të prekur finalen e Champions League.
Kualifikimi i Liverpool në finale kuotohet me kuotën 1.90. Reds poashtu janë favoritë në dy përballjet me Romësn.
1.50 është kuota që Liverpooli të mposhtë Romën në përballjen e parë ndërsa gjashtë është kuota e Romës për befasi në “Anfield Road”, shkruan Indeksonline.
Situatë krejt ndryshe është në kuotat e ndeshjes Bayern Munchen-Real Madrid. 2.50 kuotohet kualifikimi i Realit në finale, ndërsa 2.60 kualifikimi i Bayernit.
Por, bavarezët janë favoritë për të fituar përballjen e parë në Gjermani ndaj Realit me kuotë 2.10 ndërsa fitorja e Realit kuotohet me 3.50.