Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me policinë e Kosovës, si dhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion, me ç’rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.
Në komunikatën e lëshuar për media, prokuroria thotë se për zhvillime të tjera rreth këtij aksioni do të ketë detaje më vonë.