Në një depo në hyrje të Zveçanit, Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i Krimeve Ekonomike nga Prishtina, aktualisht është duke bërë bastisje.
Burime të Indeksonline , kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për depon e babait të ish terroristit që ka sulmuar policinë në Banjskë të Zveçanit , i vrarë nga policia e Kosovës Strefan Nedelkoviç.
Po ashtu ky burim ka treguar se arsyeja e bastisjes kishte dyshime për kontrabandë të mallrave.
Policia zyrtarisht, ka njoftuar se në një depo në hyrje të Zveçanit, Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i Krimeve Ekonomike nga Prishtina, aktualisht është duke bërë bastisje.
Lajmin e ka konfirmuar drejtoria e veriut në Policinë e Kosovës.
Bastisja ka nisur sot rreth orës 09:30.
“Nga ora 9:30 ka filluar bastisja në një depo në hyrje të Zveçanit. Bastisjen e bën Njësiti për Krime Ekonomike nga Prishtina dhe ne po ndihmojmë. Nuk kemi më shumë detaje sepse aksioni është ende në vazhdim”, ka thënë për Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës në rajonin verior.