Ish anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu ka folur në Pressing të T7 për bastisjet e familjarëve të dëshmorëve, Bahri e Fahri Fazliut, por edhe ndalimin që Rrustem Mustafës i është bërë nga EULEX’i.
Ai ka thënë se Prokuroria e Gjykatës Speciale është degë e Serbisë.
Sipas tij, të gjitha urdhërat i marrin nga prokuroria në Beograd që kur kanë nisur me operacione.
”Unë e kam quajtu këtë Prokurori si degë të Prokurorisë së Serbisë që kur ka nisur operacionet. Unë jam i bindur që urdhërat i merr nga Prokuroria e Serbisë”
”Unë këtë e shoh si një lloj shantazhi, në mënyrë të tërthort të të gjithë atyre që janë kundër kësaj prokurorie”, ka thënë ai.