6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bastisje në Skenderaj e Vushtrri, policia sekuestron armë

Mbi bazën e informacionit dhe dëshmive të arsyeshme, Policia në Skenderaj e Vushtrri, në orët e mëngjesit të sotëm, ka realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme.

Bastisjet janë realizuar në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, degët në Skenderaj e Vushtrri, me ç’rast si rezultat i bastisjeve janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë të llojit pistoleta, transmeton Indeksonline. 

Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona të dyshuar: A. SH., 23 vjeçar dhe V.F., 24 vjeçar, ku pas procedurave të intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armë’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img