Site icon PrishtinaPress

Bastisje në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Gara dhe Lipovica arrestohen

Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka nisur bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ndërsa tashmë ka shoqëruar në Polici drejtorin e Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.

Bastisje në MINT

Prishtinapress mëson se Policia e Kosovës ka hyrë edhe në zyrën e ministres Rozeta Hajdari, shefit të Departamentit të rezervave shtetërore, Hafiz Gara dhe në zyrën e ish sekretarit Irfan Lipovica.

Bastisja në këtë ministri ka filluar në orën 8;00, pas bastisjes së banesës dhe restaurantit të Ridvan Muharremit.

Exit mobile version