Site icon PrishtinaPress

Bastiset zyra e prokurimit në QKUK (FOTO)

Në mëngjesin e sotëm dyshohet se janë bastisur zyrat e administratës dhe prokurimit në Qendrën Klinike Universitare.

Klan Kosova merr vesh se një pjesë të zyrave të administratave në QKUK, u janë ndërruar bravat ku si pasojë punëtorët kishin të pamundur hyrjen për në vendet e tyre të punës.

Policia e Kosovës dhe ekipet e forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hulumtuar rreth këtij rasti.

Detaje të tjera priten të publikohen së shpejti.

Exit mobile version