Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, kanë kryer përsëri bastisje në argjendarinë në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestua ditë më parë në lidhje me grabitjen në Suharekë.
Prokurorja e rastit Ervehe Gashi, ka deklaruar se janë ende në kërkim të personit të arratisur ditë më parë dhe se hetimet janë duke vazhduar.
E pyetur nëse do të ketë edhe të arrestuar të tjerë, ajo është përgjigjur se nuk mund të tregojë arsyet e bastisjes pasi që mund të dëmtohen hetimet operative.
“E gjitha kjo varet në bazë të rezultateve të hetimeve”, u shpreh ajo.
Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic.
Ndaj katër të pandehurve Bujar Basha, Leotrin Cakolli, Besart Istrefi dhe Trim Baraku të premten është caktuar 1 muaj paraburgim.