3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Bastisen në Gjakovë: Arrestohet një person dhe gjenden tri armë zjarri

Policia e Gjakovës ka zbatuar urdhërin e Gjykatës Themelore në Gjakovë për kontroll në dy lokacione ku dyshohej se është kryer vepra penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Gjatë kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit F. M., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1980) janë gjetur tri armë të zjarrit (pistoleta) “të llojit Grizzly, Vzor dhe Zoraki, tre karikator dhe 14 fishek si dhe një sprej OC 0.5 litra, të cilat i dyshuari i kishte në posedim në mënyrë të paautorizuar”, njofton policia.

“Armët dhe spreji janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet policore), i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img