4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Bashkimi i pandalshëm në fillimin e sezonit

Bashkimi e ka mposhtur Borën me rezultat 91:78, për ta regjistruar fitoren e katërt në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

Prizrenasit janë të vetmit deri tani me bilanc të 100%, pasi i kanë fituar të gjitha ndeshjet e luajtura.

Nga ana tjetër skuadra e re nga Prishtina, poashtu është e vetmja që në katër ballafaqimet e edicionit 2024/25, nuk ka fituar asnjë ndeshje.

Vendasit që në çerekun e parë treguan “dhëmbët” duke e mbyllur me rezultat 25:09.

Mysafirët u kthyen në lojë gjatë dhjetë minutave të dytë, duke shënuar 31 pikë e pranuar 18, për rezultatin e pjesës së parë 43:40, raporton Klankosova.tv.

Megjithatë “Arpagjikt” i morën sërish frenat në dorë, duke e ndalur Borën në fraksionin e tretë në vetëm 12 pikë, kurse vetë i realizuan 23.

Këtu edhe u përcaktua fituesi, pasi pjesa e fundit ishte disi e barazpeshuar pasi u mbyll 25:26.

Basketbollisti më i dalluar në këtë takim ishte Shamarkus Kennedy i Borës që arriti ‘double-double’ me 21 pikë, 10 kërcime e një asistim, pasuar nga Rrezar Mehmedi që shënoi 19 pikë.

Te vendasit, ishte Jayveous Mckinnis me 18 pikë, 8 kërcime e një asistim, kurse Valon Bunjaku ndihmoi me 14 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img