Thaçi ka thënë se bashkimi i qytetit të Mitrovicës është i pandalshëm.
Presidenti ka theksuar se për të vepruar tani e ka radhën Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca.
“Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca”, ka shkruar ai në Facebook.
Theksojmë se javën që shkoi Bahtiri ua ka dorëzuar peticionin me 16 mijë nënshkrime Kuvendit, Qeverisë dhe Presidencës.