Site icon PrishtinaPress

Bashkimi i Gjermanisë ende nuk është realizuar krejtësisht, thotë Merkel

Bashkimi i Gjermanisë nuk ka mbaruar ende, theksoi kancelarja Angela Merkel të mërkurën në Berlin gjatë një fjalimi për ditën e bashkimit gjerman, me rastin e 28-vjetorit të tij.

“Gjithmonë kujtoj ditën e ribashkimit me emocion të madh”, tha Merkel duke kërkuar që të mos harrohet “guximi” i njerëzve që zbritën në rrugët e Lindjes për të demonstruar dhe punën e Helmut Kohlit, i cili arriti të realizojë bashkimin dhe të sjellë paqen.

“Njëzet e tetë vjet më vonë, ne e dimë se ajo që ne e quajmë uniteti gjerman është një proçes dhe një rrugë e gjatë. Eshtë e rëndësishme të dëgjojmë njëri-tjetrin, të shkojmë drejt njëri tjetrit dhe të mos heqim dorë”, tha Merkel.

 

Exit mobile version