Bashkimi Evropian i kërkon Abelard Tahirit të mos i emërojë noterët e rinj

47
Advertisement

Bashkimi Evropian i ka dhënë një goditje të qartë idesë së ministrit në largim, Abelard Tahiri që t’i emërojë noterët e rinj.

Advertisement

Përmes një deklarate, zyra e BE-së në Kosovë konsidenron se vendimi për këtë duhet t’i lihet qeverisë së re.

“Bashkimi Evropian është një mbështetës i palëkundur i Profesioneve të Lira Ligjore në Kosovë dhe në këtë drejtim ka mbështetur autoritetet lokale dhe këto profesione drejtpërdrejt për t’i forcuar ato në lidhje me numrin dhe statusin e tyre.

Kjo gjithashtu përfshin noterët si ata që garantojnë kontratë të ligjshme të ligjshme dhe të sigurt dhe parandalojnë mashtrime me dokumente.

Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të rregullt dhe të ligjshëm të noterëve është thelbësor për të nxitur besimin që shoqëria i jep individëve që luajnë këtë rol të përgjegjshëm.

Prandaj, ky proces duhet të jetë i lirë nga çdo pretendim i parregullsisë, i vërtetë ose i perceptuar. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve në largim të Kosovës që të përmbahen nga emërimet e ndonjë noteri pasi besojmë fuqimisht se vendimi në këtë drejtim duhet t’i lihet qeverisë së re”, thuhet në deklaratën e BE-së të bërë sot.

Përveç reagimeve në Kosovë, procesi i përzgjedhjes së noterëve nga Ministria e Drejtësisë ka nxitur edhe reagimin e përbashkët të Unionit Ndërkombëtar të Noterëve dhe të Odës Federale Gjermane të Noterisë.

Rritja e shpejtë e numrit të noterëve dhe kriteret jo strikte mund ta dëmtojnë fushën e noterisë e në mënyrë të tërthortë edhe qytetarët dhe vendin. Ky është vlerësimi dhe arsyetimi i këtyre organizatave.

Unioni Ndërkombëtar i Noterëve dhe Oda Federale Gjermane e Noterisë i kanë drejtuar një letër të përbashkët ministrit në detyrë, Abelard Tahiri nga i cili kanë kërkuar që të mos emërojë noterë aq sa kishte planifikuar Ministria e Drejtësisë.

PostAdssFotoja e reklamës