3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bashkësitë fetare dalin bashkë kundër martesave të së njëjtës gjini: Po cenohet vullneti i Zotit

Bashkësitë fetare në Kosovë janë bërë bashkë si rrallëherë. Ato kanë dalë njëzëri me një deklaratë kundër martesave mes gjinisë së njëjtë, e drejtë e cila pritet të përfshihet në Kodin e ri Civil.

“Bashkesia Islame e Kosoves, Dioqeza Prizren-Prishtine (Kisha Katolike), Kisha Protestante Ungjillore e Kosoves dhe Bashkesia Hebraike e Kosoves shprehin shqetesimin lidhur me projektligjin per ndryshimin e Kodit Civil, pjesa e familjes, ku po rezultohet qe te dobesohet perkufizimi dhe funksionimi i marteses ne Kosove”, thuhet në deklaratën e përbashkët të bashkësive fetare.

Bashkësitë fetare të Kosovës thonë se mbesin të bashkuara për “mbrojtjen e se drejtes se jetes se fetusit prej ngjizjes e tradicionale derisa ai lind”.

“Ta prekesh riperkufizimin e marteses dhe te pjesermarresve ne te, pra te burrit e te gruas e lindur femer, mendojme se po cenohet vullneti i Zotit si dhe zbulesa e Tij e shenjte”, thuhet ndër tjerash në deklaratë.

“Bashkesite fetare te Kosoves mbesin te bashkuara dhe me nje ze te vetem para ligjvenesve te Kuvendit te Kosoves, para qeverise dhe institucioneve te tjera, qe te hegin dore prej cdo ndryshimi, prej cdo riperkufizimi, prej ado riinterpretimi te neneve per tatusin e bashkeshorteve ne vendin tone”, theksohet në deklaratën e nënshkruar nga krerët e bashkësive fetare të vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img