1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, Shukrija: Sot m’u kujtua kur ai më dhuroi zinxhir me perla për 8 Mars në Lugano

Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Heroit të Kosovës, Agim Ramadani, thotë se 8 Marsi është një festë e vështirë dhe e dhimbshme për të gjitha nënat dhe gratë e dëshmorëve.

“Uroj të gjitha nënat dhe gratë e dëshmorëve në këtë ditë, që është veçanërisht e rëndë, ngaqë secila nga ne kujton momentet e fundit me të dashurit tanë dhe është ditë e dhimbshme për nënat dhe gratë e dëshmorëve”, tha ajo.

Shukrija tha se gjatë ditës i është kujtuar një dhuratë e veçantë që ia bëri Agimi në këtë festë sa ishte gjallë.

“Sot më është kujtuar një 8 Mars kur e kemi festuar bashkë me Agimin në Lugano në një festë dhe më dhuroi një zinxhir me perla që është shumë i veçantë. Por, tash e 23 vjet pa të është shumë e vështirë… Gjithë ditës kam punuar në konsullatë, ku ka pasur edhe çifte që janë kurorëzuar. Kjo ditë nuk është festë, por punohet njësoj si të gjitha ditët tjera”, tha ajo pë Klan Kosova.

Ajo, mes tjerash, tregon se ishte shumë e vështirë t’i rriste fëmijët, pasi në asnjë mënyrë nuk e zëvendëson Agimin.

“Shumë ka qenë e vështirë, por me prezencën time dhe plotësimin e dëshirave dhe kushteve, jam munduar që maksimalisht ta zëvendësoj Agimin, edhe pse është e pamundur. Mosprezenca e tij nuk zëvendësohet asnjëherë. Por, me angazhim dhe përkushtim ndaj fëmijëve, kam përmbushur edhe ëndrrën e Agimit edhe timen”.

“Sfidat janë të vështira edhe kur je me bashkëshort e lëre më pa të, edhe fëmijët janë rritur me dhimbje, duke parë dhimbjen në sytë e nënave”, tha ajo.

Mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies së tij. Pas përfundimit të Luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img