Site icon PrishtinaPress

Bashkëshortja e Astritit me shkrim për vdekjen e tij: Sot më le përgjithmonë…

Bashkëshortja e Astrit Ademaj, ka reaguar për vdekjen e bashkëshortit të saj me një shkrim të ndjerë.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar për kohën e kaluar me Astritin duke thënë se besimi i tij po i jep forcë për të rritur 2 fëmijët e saj tashmë pa baba.

Postimi i plotë i saj:

17 vite i kaluam së bashku me të mira e me vështërsi, por çdo gjë ishe e leht kur kishim afër njëri tjetrin, tejkaluam shumëçka bashk, po sot më le përgjithmonë Astrit, mu Aelen e Buronin që nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë.

Besimi yt që kishe ndaj meje më bënë më të fort që të vazhdoj ti rris fëmijët tanë ashtu qysh ti deshe,

Lamtumirë.

Exit mobile version