7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Bashkëpunoi për vrasjen e mijëra të burgosurve, vdes 102 vjeç roja i kampit nazist

Ka vdekur në moshën 102-vjeçare personi më i vjetër i dënuar për krime të kryera gjatë Holokaustit. Josef Schütz u shpall fajtor qershorin e kaluar për asistim në vrasjen e mijëra të burgosurve në Sachsenhausen afër Berlinit midis viteve 1942 dhe 1945.

Ai u dënua me pesë vjet burg, por mbeti i lirë ndërsa priste rezultatin e një apeli në Gjykatën Federale të Drejtësisë.

Schütz nuk e pranoi kurrë se ishte roje SS në kampin e përqendrimit. Ai u shpall fajtor për ndihmë dhe nxitje në vrasjen e 3518 personave. Gjithashtu ai ishte bashkëpunëtor në pushkatimin e robërve sovjetikë të luftës dhe në vrasjen e të tjerëve me gazin Zyklon B.

Dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në Sachsenhausen gjatë Luftës së Dytë Botërore nga uria, puna e detyruar, eksperimentet mjekësore dhe vrasja nga SS.

Më shumë se 200,000 njerëz u burgosën, duke përfshirë të burgosur politikë, si dhe hebrenj, romë dhe ciganë.

Schütz asnjëherë nuk shprehu keqardhje gjatë gjyqit të tij, madje ai është shprehur para gjykatës gjermane: “Unë nuk e di pse jam ulur këtu në stolin e mëkatit. Unë s’kam pasur asnjë lidhje me këto ngjarje.”

Pavarësisht emrit të tij dhe detajeve të lindjes që gjenden në dokumentet e një roje SS, ai pretendoi se nuk kishte qenë në kamp dhe pretendonte se në kishte punuar si punëtor ferme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img