0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Bashkëpunoi me policinë, zbulohet identiteti i 23-vjeçarit që çoi në arrestimin e Fredi Belerit

Është zbardhur identiteti i personit që bashkëpunoi me policinë dhe çoi në arrestimin e Fredi Belerit.

Arsen Rama është i riu i cili “futi në kurth’ kandidatin e koalicionit Bahskë Fitojmë për Bahskinë e Himarës, Fredi Belerin, i cili u arrestua dy dtë para zgjedhjeve, me akuzën për blerje votash.

Ka qenë gazetari Eni Ferhati, i cili zbuloi në emisionin “Now”, identitetin e 23-vjeçarit, i cili bashkëpunoi me policinë për të çuar pas hekurave Fredi belerin, i cili vijon të qendrojë në burg.

Ferhati ka deklaruar se i infliltruari i policisë është 23-vjeçari Arsen Rama, person i arrestuar 3 vite më parë për mashtrim.

Ai zbuloi se 23-vjeçari është paraqitur me vullnet të lirë në 8 maj në policinë e Vlorës duke dhënë informacione se në Himarë disa persona po blejnë vota me shuma nga 50-200 euro.

Më pas ai ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke iu vendosur në trup pajisje përgjimi dhe audio.

“Ka qenë i kallëzuar nga një bashkëmoshatar i tij, në atë kohë 20 vjeç dhe është dënuar për mashtrim, pra është i skeduar. Ndaj avokatët e Belerit luajtën sot kartën e besueshmërisë së këtij personi në këtë çështje”, tha gazetari Ferhati.

Fredi Beleri vijon të qendrojë në burg aps vendimit të GJKKO-së, ndërsa ai u shpall fitues në garën për bashkinë e Himaërs në 14 maj, ku garonte përballë kandidatit të PS-së, Jorgo Goro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img