Ditë më parë në Tiranë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, është nënshkruar deklarata e përbashkët trilaterale midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
E kjo deklaratë trilaterale ngjalli reagime të shumta, kështu duke u përfshirë në këtë mes edhe Serbia, që e cilësoi si “provokim të hapur” drejtuar Beogradit.
Por, lidhur me këtë ka edhe ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, i cili ka thënë se të tre vendet e kanë bërë të qartë se marrëveshja e tyre e mbrojtjes nuk është e drejtuar kundër Beogradit, por është krijuar për të rritur bashkëpunimin mes tyre.
Ai potencoi së është inkurajuese që vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe e bëjnë këtë duke ndihmuar njëri-tjetrin
“Të tre vendet e kanë bërë të qartë se marrëveshja e tyre e mbrojtjes nuk është e drejtuar kundër Beogradit, por është krijuar për të rritur bashkëpunimin mes tyre. Është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t’iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe. Është inkurajuese që vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe e bëjnë këtë duke ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Shea për televizionin publik.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme, NATO është deklaruar se nuk kishte asnjë rol në procesin e konsultimit në lidhje me Deklaratën për Forcimin e Bashkëpunimit Mbrojtës, e cila u nënshkrua më 18 mars mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.